Lexoni programin...
Integrimi
Në Bazel mbahet Forumi Ekonomik Turistik për Kosovën
Forumi mbahet më 30 dhe 31 janar në sallën e re të veprimtarive në Gundeldinger (www.launchlabs.ch), Bazel
Më 30 dhe 31 janar 2015 në Bazel mbahet Forumi Ekonomik-Kulturor-Turistik për Kosovën. Organizator i këtij aktiviteti kompleks dhe të një karakteri të veçantë është shoqata GjakovaBasel. Gjatë këtij Forumi dyditor parashihet frekuentimi nga rreth 1500 vizitorë shqiptarë, zviceranë dhe të komuniteteve tjera, thotë për albinfo.ch Skender Nikoliqi, bashkorganizator dhe bashkëthemelues i shoqatës.
Përveç aktiviteteve të hapura ditore, më 31 janar do të organizohet një mbrëmje-aperitiv me rreth 160 pjesëmarrës dhe një darkë gala me specialitete të kuzhinës tradicionale kosovare dhe me një program muzikor me artistë nga Kosova. “Objektivat dhe angazhimi i deritanishëm i shoqatës sonë në drejtim të bashkëpunimit Kosovë-Zvicër dhe në veçanti objektivat e këtij eventi janë edhe në interes të diasporës. Një event i tillë do të shkojë në funksion të zgjerimit të bashkëpunimit Kosovë- Zvicër me atë që prodhimet nga Kosova mund të gjejnë hapësirë dhe kërkesë në tregun e Zvicrës ndërkohë që potenciali tregtar, ekonomik dhe demografik i Kosovës, i promovuar këtu, mund të rrisë interesimin dhe mundësitë investuese të kompanive zvicerane në Kosovë.
Po kështu, mund të rriten dhe zgjerohen ndjeshëm edhe bashkëpunimi në rrafshin kulturor, universitar, sportiv dhe rrafshe tjera të rëndësishme për zhvillimin e të dy vendeve e sidomos të Kosovës. Në veprimtarinë dhe angazhimin e saj, GjakovaBasel është e mbështetur nga sipërmarrës të suksesshëm me origjinë nga Kosova, të cilët, me bizneset e tyre, janë tërësisht ose pjesërisht të vendosur në Kosovë. Me kapitalin dhe përvojën e tyre të fituar në Zvicër këta mund të ndihmojnë edhe për zhvillimin dhe modernizimin e gjithanshëm të Kosovës. Njëri prej tyre, është, për shembull, Vllaznim Xhiha i cili ka shprehur dëshirën që t`u drejtohet vizitorëve të eventit duke dhënë një pasqyrë të shkurtër të përvojës dhe motivimit të tij për përfshirjen në investime dhe projekte të ndryshme në Kosovë. Në webfaqen www.gjakovabasel.com mund të informoheni më gjerësisht e më konkretisht për përbërjen, prejardhjen, angazhimet dhe kontributet e anëtarëve të komitetit mbështetës të GjakovaBasel.
Platforma albinfo.ch është sponsor medial i aktivitetit dhe ka marrë përsipër pasqyrimin e tij të gjithanshëm.
Info rreth ngjarjes
- LokacioniBazel
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra Viti i ardhshëm do të shënojë një rekord për industrinë ajrore me 5.2 miliardë pasagjerë. Çmimet...
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri