Kosova
Në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, Kurti priti bashkatdhetarët për të shënuar Ditën e Diasporës
Kryeministri Albin Kurti në ndërtesën e Qeverisë ka pritur bashkatdhetarët për të shënuar Ditën e Diasporës, shkruan albinfo.ch.
Duke u uruar të gjithëve mirëseardhje, fjalën pritëse kryeministri Kurti e filloi me urimin për 25-vjetorin e çlirimit të vendit.
Ai ka thënë se vullnetin, patriotizmin, gatishmërinë, mërgata jonë e ka pasur përherë.
“Çka i ka munguar është shteti në krah të saj e infrastruktura institucionale që vullnetin e pashtershëm, patriotizmin shembull dhe gatishmërinë e përhershme ta kthejë në zhvillim të vendit për më shumë të drejta, për më shumë mirëqenie. E Qeveria jonë këtë e di shumë mirë dhe për këtë angazhohemi çdo ditë”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.
“Edhe këtë vit mirëpritëm bashkatdhetarë tanë në ndërtesën e Qeverisë, për të shënuar bashkë Ditën e Diasporës. Gjatë gjithë muajve të verës kemi pasur e do të kemi aktivitete të shumta kushtuar atyre, e gjatë gjithë vitit angazhohemi që t’i shtojmë arsyet dhe mundësitë që mërgata jonë të forcojë lidhjet me vendin. Sado e madhe që mund të jetë largësia, atë mund ta zvogëlojmë përmes nismave dhe politikave të qëndrueshme”, ka shkruar ai. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim