Lajme
Në Austri sot mbahen zgjedhjet parlamentare – tri gra shqiptare kërkojnë votën tuaj
Të tri gratë kanë kërkuar mbështetjen dhe votën e shqiptarëve duke premtuar se do të jenë zë i komunitetit shqiptar
Austriakët sot do të votojnë për parlamentin e ri. Rreth 6.3 milionë austriakë do të kenë mundësinë që me votën e tyre të zgjedhin 183 deputetët e parlamentit – dhe kështu të përcaktojnë rrugën për qeverinë e ardhshme. Janë nëntë parti në zgjedhje në gjithë Austrinë.
Rezultatet preliminare pritët të shpallen të dielën vonë në mbrëmje ose, sipas shtabeve zgjedhore, jo para orës 23.00. Megjithatë, publiku do ta ketë një pamje të rezultateve të zgjedhjeve menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit në orën 17:00, kur të publikohen edhe projeksionet e para.
Siç ka informuar albinfo.at këto ditë, në garë sot për deputete janë edhe tri gra shqiptare.
Fjala është për kandidatet shqiptare Dafina Mula (SPÖ) në Vjenë, Anila Morina (ÖVP) në Linz si dhe Lisa Vulai (ÖVP) në Tirol.
Të tri gratë kanë kërkuar mbështetjen dhe votën e shqiptarëve duke premtuar se do të jenë zë i komunitetit shqiptar.
Sipas sondazheve, Partia e Lirisë së Austrisë (FPÖ), një grup politik i ekstremit të djathtë, i udhëhequr nga Herbert Kickl, i cili kundërshton Pavarësinë e Kosovës, ka mbështetjen më të madhe dhe në të gjitha sondazhet e fundit prin me 27 për qind kundrejt Partisë Popullore të Austrisë (ÖVP) të udhëhequr nga kancelari aktual, Karl Nehammer me 25 për qind si dhe në vendin e tretë renditet Partia Social Demokrate (SPÖ) me Andreas Babler.
Burimi kryesor i frikës është FPÖ, e cila gjatë verës fitoi zgjedhjet për Parlamentin Evropian në Austri.
Shqiptarët në Austri, ndonëse pritet të dalin një numër i vogël i tyre për të votuar, kryesisht duket se janë votues të partive ÖVP apo SPÖ. Një grup shqiptarësh në Vjenë, qoftë me pjesëmarrje qoftë përmes rrjeteve sociale kanë kërkuar votën për dy kandidatë austriakë nga radhët e ÖVP-së, Andreas Minnich në Vjenë dhe në Baden për Carmen Jeitler-Cincelli. Të dy këta janë miq mjaft të mirë me komunitetin shqiptarë në Austri dhe gjithmonë në mbrojtje të interesave shtetërore të Kosovës, madje Andreas Minnich është edhe Kryetar i Shoqatës „ Miqësia Kosovë – Austri“.
Duke e ditur që FPÖ e ka një traditë të gjatë miqësie me Serbinë, e cila u reflektua më së shumti në çështjen e Kosovës, komuniteti shqiptar do të duhej të ishte më i organizuar dhe të jetë në një formë përcaktues i këtyre zgjedhjeve dhe moslejimit të ardhjes në pushtet të kësaj partie.
Vlen të theksohet se, para tre muajve, kjo parti i ka dërguar Kuvendit të Vjenës një propozim për rezolutë, duke kërkuar që parlamenti të deklarohet kundër njohjes së Kosovës.
“Kosova ishte pjesë e Serbisë dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, ajo u nda nga Serbia me bombardimet e NATO-s në vitin 1999 dhe deri më sot shumica e shteteve nuk e kanë njohur si shtet të pavarur. Njohja e Kosovës nga SHBA-të dhe vendet evropiane jo vetëm që ka shkelur dhe shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë, por edhe Rezolutën 1244 të OKB-së”, ka thënë FPÖ në atë letër.
Se çfarë ju dëshironi të bëni apo për cilën parti dëshironi të votoni, kjo është në duart tuaja. Në këtë pikë, ne kemi vetëm një lutje: Shfrytëzoni të drejtën tuaj demokratike.
Dilni dhe votoni sepse sot është fjala juaj!
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?