Lajme
Në Austri, me shqiptarët që strehuan shqiptarë gjatë pandemisë
Mbyllja e kufijve brenda pak ditësh si pasojë e pandemisë, kishte bërë që shumë familje shqiptare të mbesin rrugëve të Evropës.
Vetëm në Austri ka më dhjetëra raste të personave të cilët kanë kërkuar ndihmë nga ambasadat shqiptare. Kishte prej tyre që ishin vizitorë në Austri, apo edhe të atillë që kalonin transit nga një shtet në tjetrin. Me mbylljen e menjëhershme të të gjitha bizneseve të hotelerisë, vizitorët shqiptarë ishin detyruar të lëshojnë hotelet dhe të dalin me valixhe në duar rrugëve të Austrisë.
Në Ambasadën e Shqipërisë në Vjenë janë kontaktuar mbi 170 shtetas shqiptarë, të cilët interesoheshin për kthimin e tyre, por që kishte edhe kërkesa për strehim.
“Ambasada Shqiptare në Vjenë ju ka bërë thirrje shtetasve të kthehen në atdhe qysh më datë 15 mars kur janë mbyllur kufijtë tokësore të Republikës së Shqipërisë dhe ishin ende hapur mundësitë e kthimit me avion”, theksoi për Albinfo Austria, ambasadori i Shqipërisë në Austri, Roland Bimo.
Ambasada i është drejtuar edhe Caritasit dhe Kyqit të Kuq. Pasi këto të fundit nuk kanë pasur mundësi për ndihmë, atëherë i është drejtuar komunitetit të Diasporës. Përveç bashkëkombësve si më sipër, Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Steirermark, përmes kontaktit me Z. Fatmir Osmani, ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në strehimin e shtetasve shqiptarë të bllokuar në Austri.
“Kanë qenë 4 familje dhe 7 shtetas të cilëve u është ofruar ndihmë me ndërmjetësimin e ambasadës në bashkëpunim me komunitetin. Ndërkohë informohemi se ka pasur disa raste të tjera ku ndihma është dhënë atyre që kanë mbetur pa strehë, përmes komunikimeve direkt që kanë pasur siç është rasti i Z. Shkumbin Qormemeti dhe z. Argtim Hani”, tregon Ambasadori Bimo.
Sipas Ambasadorit, në këtë aksion humanitar të përfshirë kanë qenë të përfshirë edhe: Z. Bahri Troja me mbështetjen e Zj.Drita Cacaj, Zj.Rolanda Limani, Z.Halim Izlamaj, Z.Nderim Istrefi, Z.Fari Bajrami, Z.Enver Abazi, të cilët kanë siguruar strehimin dhe mbajtjen e disa shtetasve.
Argtim Hani: Kam strehuar tri familje, jam i gatshëm të strehoj secilin shqiptar që paraqitet
Albinfo Austria ka kontaktuar edhe me afaristin e njohur shqiptarënë Vjenë, z.Argtim Hanin për të mësuar me tepër për gjendjen e familjeve të cilat ai i ka strehuar. “Tek unë kanë qëndruar 3 familje nga Përrenjas të cilat kishin mbetur pa strehim. Ata ishin larguar nga Italia. Për një muaj, ua kam siguruar fjetjen dhe mbuluar të gjitha shpenzimet që kanë pasur. Familjet janë kthyer para një javë”, thotë afaristi Hani i cili theksoi se është kontaktuar edhe nga Ambasadori Bimo por edhe nga boksieri shqiptar, Florian Marku. “I kam thënë Ambasadorit se jam në dispozicion për strehimin e secilit rast që paraqitet”, thotë ai. “Nëse ende ka ndonjë familje apo ndokush që ka mbetur në rrugë, lirisht të më lajmërohen”, premton Argtim Hani.
Riatdhesimi i shqiptarëve ka filluar
Ambasadori Roland Bimo tregon se tashmë është duke u bërë riatdhesimi i shqiptarëve në mënyrë të organizuar.
“Për arsye humanitare dhe në marrëveshje me shtetet përkatëse, një pjesë e tyre, rreth 22 persona kanë lëvizur drejt Shqipërisë përmes rrugëve tokësore, përfshi një familje prej tre personash”, thekson ai.
Pesë persona janë larguar me datë 31 mars 2020 përmes Frankfurtit me fluturimin humanitar organizuar nga qeveria shqiptare.
“ Me datë 27 prill, rreth 90 shtetas janë larguar nga Vjena drejt Tiranës duke shfrytëzuar një fluturim të Air Albania, organizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikes për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga Austria” bëri me dije Ambasadori Bimo.
Për të gjitha informacionet e nevojshme, Ambasadori Bimo theksoi se shtetasit shqiptarë të paraqiten në numrat kontaktues të ambasadës apo përmes kontakteve tjera të postës elektronike.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra Viti i ardhshëm do të shënojë një rekord për industrinë ajrore me 5.2 miliardë pasagjerë. Çmimet...
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri