Lajme
Në Austri mblidhen para për shërimin e vogëlushit Smajl Gashi
Një aksion i nisur nga Argjend Gashi, i njohur si “Dj Xheni”, për pak ditë ka arritur të grumbullojë një shumë prej 4.300 eurosh
Tetëvjeçari nga Klina, Smajl Gashi, ka gati një muaj që është i shtrirë në një spital në Turqi, ku është diagnostikuar me tumor të gjakut.
Simptomat e para atij iu shfaqën në fillim të vitit të kaluar. Por, për të vazhduar mjekimin atij po ia kërkojnë edhe 120 mijë euro. Babai i vogëlushit, Ragip Gashi, ka thënë për media në Kosovë se e ka të pamundur ta sigurojë këtë shumë të të hollave. Për këtë shkak ai ka kërkuar ndihmën e njerëzve të vullnetit të mirë, që djalin të mos ia kthejnë në Kosovë.
Krahas aksioneve të shumta për të grumbulluar para për shërimin e Malit, janë organizuar edhe shqiptarët në Austri. Një aksion i nisur nga Argjend Gashi, i njohur si “Dj Xheni”, për pak ditë ka arritur të grumbullojë një shumë prej 4.300 euro, shkruan albinfo.ch”.
Me anë të një postimi, “Dj. Xheni” ka falënderuar të gjithë njerëzit vullnetmirë, të cilët kanë shprehur dëshirën për të ndihmuar për shërimin e vogëlushit, Mal Gashin, ndërsa ka deklaruar se të gjitha paratë janë dorëzuar dje në konton e babait të tij, Ragip Gashit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj















