Lajme
Austri: Afro gjysmë milioni të papunë, gati po aq në “Kurzarbeit”
Me hapjen e dyqaneve biznesore gjatë javëve të fundit, situata në tregun e punës në Austri është lehtësuar paksa.
405,714 persona janë regjistruar aktualisht si të papunë në AMS, një rënie prej 12,960 njerëz krahasuar me javën e mëparshme, shkruan orf.at, përcjell albinfo.at.
Ndërkohë për më tepër, 73,938 njerëz janë në kurse trajnimi, një rritje prej 1,886 krahasuar me javën e kaluar.
Në total, ka 479,652 njerëz të pa punë në Austri. Agjencitë raportojnë një rritje në numrin e punës me orar të shkurtuar “Kurzarbeit” në 486,684 njerëz, për dallim prej 478,000 njerëz sa ishin të regjistruar në javën e mëparshme.
Ministri i Punës, Martin Kocher, (PVP) tha se pothuajse një vit pas bllokimit të parë, kishte një prirje të lehtë drejt relaksimit në tregun e punës.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë