Lajme
Në Austri: 19 % e fëmijëve janë jo-shtetas
Në vendin e parë ndodhet Luksemburgu me 48 %, apo përqindjen më të lartë në Evropë
Më 1 janar 2020, rreth 6.5 milionë persona të moshës më pak se 18 vjeç ishin joshtetas BE, që do të thotë se nuk kishin nënshtetësinë e shteteve anëtare të BE-së ku jetonin, duke përfaqësuar 8% të numrit të përgjithshëm të fëmijëve në BE.
Në terma absolutë, shtetet anëtare të BE-së që pritën numrin më të madh të fëmijëve jo-shtetas ishin Gjermania (1.7 milionë, ose 26% e fëmijëve jo-shtetas në BE), Franca (1.1 milionë ose 17%), Italia (1.0 milionë), ose 16%) dhe Spanja (0.9 milionë, ose 14%).
Pothuajse 3 nga 4 fëmijë pa shtetësinë e vendit të tyre të banimit të BE-së banonin në një nga këto katër shtete anëtare në vitin 2020, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Në terma relativë, shteti anëtar i BE-së që priti përqindjen më të lartë të fëmijëve jo-shtetas ishte Luksemburgu (48% e popullsisë totale të fëmijëve në Luksemburg), i ndjekur nga Austria (19%), Malta (15%), Greqia (13%), Gjermania dhe Qiproja (të dyja 12%).
Në anën tjetër të shkallës, Shtetet Anëtare që regjistrojnë përqindjet më të ulëta ishin kryesisht të vendosura në pjesën lindore të BE-së, kryesisht në Rumani, Sllovaki, Poloni, Lituani dhe Bullgari, të cilat janë të gjitha më pak se 1%.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra