Lajme

Në Ambasadën e Kosovës në Paris u mirëpritën prodhuesit kosovarë që morën pjesë në Panairin SIAL 2022

Në Ambasadën e Kosovës në Paris, ambasadori, Mehdi Halim dhe bashkëpunëtorët e tij, mirëpritën prodhuesit kosovarë që morën pjesë në Panairin SIAL 2022, shkruan albinfo.ch.

Prodhuesit kosovarë, shqiptarë dhe komunitete tjera etnike, si dhe afaristë tjerë nga Kosova që punojnë në Francë, qëndruan në mjediset e Ambasadës ku patën një mundësi e mirë bashkëbisedimi, koordinimi dhe komunikimi reciprok, si parakusht i domosdoshëm për praninë e produkteve kosovare në tregun evropian.

Në Panairin ushqimor, më të madhin në botë SIAL 2022, që u mbajt në Paris, prodhuesit kosovarë ekspozuan produktet e tyre.

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 12 persona dhe njerëz në këmbë