Kosova
Në aksident trafiku, vdes kryetari dhe kryesuesi i Ranillugut
Përveç kryetarit të Ranillugut në aksidentin që ka ndodhur sot në Nish ka vdekur kryetari i Ranillugut Gradimir Mikiq edhe kryetari i Kuvendit të kësaj komune, Sasha Alleksiq
Në një aksident trafiku që ndodhi në Nish të Serbisë, kanë vdekur kryetari i Komunës së Ranillugut, Gradimir Mikiq dhe kryetari i Kuvendit Komunal, Sasha Aleksiq. Aksidenti ka ndodhur gjatë mesditës në magjistralen Nish – Leskovac, konfirmoi komandanti i Policisë së Kosovës, Nebojsha Popoviq, në rajonin e Ranillugut, nga vinin edhe Mikiq dhe Aleksiq.
Shërbimi Emergjent i Qendrës së Shëndetit në Leskoc të Serbisë, konfirmoi se rreth orës 12:45 kanë marrë një telefonatë për aksident. “Na treguan nga vendi i ngjarjes se një burrë është i vdekur”, kanë thënë nga qendra emergjente, citon express.
Shkaqet e aksidentit tani për tani janë të panjohura. Ndërsa të lënduar rëndë janë një burrë dhe një grua të cilët janë transportuar për në Qendrën Klinike të Nishit. Mediat në Kosovës po raportojnë se të lënduar nga ky aksident kanë mbetur dy persona, gruaja e kryetarit të komunës Vesna Mikiq dhe një person tjetër që besohet se është shoferi i kryetarit.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












