Maqedonia

Në aeroportin e Shkupit dhe Ohrit rikthehen fluturimet

Është bërër e ditur se aeroporti ndërkombëtar i Shkupit dhe aeroporti “Shën Pali” në Ohër prej sot sërish janë të hapura për fluturime të udhëtarëve, pas pauzës nga mesi i muajit mars si pjesë e masave për parandalimin e përhapjes së virusit KOVID-19, përcjell albinfo.ch.

Duhet theksuar se në dy aeroportet zbatohen protokolle të reja sipas rekomandimeve nga Komisioni për sëmundje infektive.

Nisejt e para nga aeroporti i Shkupit janë paradite për në Bremen, Larnaka, Stokholm dhe Këln, ndërsa i realizon Uiz Er, ndërsa aterrimet e para janë nga Stambolli të kompanive ajrore Turkish  dhe Pegasus.

Aeroporti “Shën Pali” në Ohër, megjithatë fillon me fluturime pasdite për kur janë paraparë fluturime dhe aterrime për dhe nga Cyrihu dhe Milano. Aeroporti “Shën Pali” në Ohër megjithatë fillon me fluturime pasdite për kur janë paraparë fluturime dhe aterrime për dhe nga Cyrihu dhe Milano.

Çarter fluturimet e para në aeroportin e Ohrit do të realizohen më 5 korrik edhe atë nga dhe deri në Varshavë,ndërsa më 25 korrik nga dhe deri në Amsterdam. Për shkak të protokolleve të reja për punë, udhëtarëve u rekomandohet që të arrijnë në aeroport të paktën tre orë para kohës për nisje, që të kenë kohë të mjaftueshme për t’i përfunduar procedurat.

Nga TAV Maqedoni thonë se sipas masave të reja për mbrojtje nga koronavirusi udhëtarët detyrimisht duhet t’i respektojnë tri rregulla – vazhdimisht të mbajnë maska, vazhdimisht të mbajnë distancë dhe nivel të lartë të higjienës.