E-Diaspora

Në Aeroportin e Cyrihut, kontrollimi i pasaportave, me skaner

Aparate të tilla që bëjnë identifikimin e fytyrave të pasagjerëve tashmë janë në funksion në aeroportin e Amsterdamit, Schiphol dhe në atë të Londrës, Heathrow

Duke filluar nga fundi i shtatorit, në Aeroportin e Cyrihut, kontrollimi i pasaportave do të bëhet edhe përmes identifikimit të fytyrës, gjegjësisht krahasimit të saj elektronik me fotografinë në paseportën biometrike, shkruan srf.ch. Fillimisht do të ketë një pilot-fazë me tetë rampa automatike, ku do të aplikohet kjo metodë, ka thënë një zëdhëse e policisë për mediat zvicerane.

Por, ajo ka shtuar se shfrytëzimi i kësaj metode të re do të jetë në baza vullnetare pasi që paralelisht me këtë do të vazhdojë kontrollimi në mënyrë klasike i pasaportave në sportel, transmeton albinfo.ch.

Aparate të tilla që bëjnë identifikimin e fytyrave të pasagjerëve tashmë janë në funksion në aeroportin e Amsterdamit, Schiphol dhe në atë të Londrës, Heathrow.

Parakusht për përdorimin e kësaj aparature është mbushja e moshës 18 vjeçare dhe pasja e një pasaporte të Zvicrës ose të ndonjë shteti të BE-së dhe EWR-së (Zonës Ekonomike Evropiane).