Lajme
Në aeroportet evropiane, më pak pasagjerë se sa pritej
Në vitin 2025 dhe jo në 2024, siç ishte njoftuar më parë, numri i pasagjerëve do të mund të kthehet në nivelin para pandemisë së koronës
Numri i pasagjerëve në aeroportet evropiane duket se po rritet më ngadalë se sa pritej, transmeton albinfo.ch. Ky është supozimi i organizatës ombrellë të operatorëve evropianë të aeroporteve, Airports Council International, me seli në Montreal, Kanada.
Sipas një deklarate të saj, vetëm në vitin 2025 dhe jo në 2024, siç ishte njoftuar më parë, numri i pasagjerëve do të mund të kthehet në nivelin para pandemisë së koronës.
Konkretisht, vitin e ardhshëm në Evropë priten 220 milionë pasagjerë më pak se në vitin 2019, pra, se sa në vitin e fundit para pandemisë, shkruan srf.ch.
Arsyet e rimëkëmbjes më të ngadaltë janë tensionet gjeopolitike, lufta në Ukrainë, por edhe çmimet më të larta të fluturimeve, shkruan organizata.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










