Lajme
“Në 900 furra në Budapest, administratorë dhe sipërmarrës janë shqiptarët e Kosovës”
Përveç shtrenjtimit të lëndëve të para, mungesa e fuqisë punëtore është ndër problemet madhore për të gjithë sektorët e ekonomisë shqiptare. Emigrimi i lartë i popullatës mbetet një nga faktorët kryesorë të mungesës së fuqisë punëtore.
Prodhuesit e bukës gjithashtu janë të shqetësuar se mungesa e specialistëve të përgatitjes së brumit mund të sjellë shumë shpejt në Shqipëri tendencën e prodhimit të industrializuar të bukës.
Mendoj se shqiptarët janë ende të lidhur me psikozën e viteve ‘90 për t’u larguar nga vendi, ndërkohë që furrat e bukës kanë nevojë për specialistë, si në furra buke, ashtu edhe në pastiçeri. Në 900 furra në Budapest, administratorë dhe sipërmarrës janë shqiptarët e Kosovës. Gjithashtu specialistë të brumit nga Shqipëria po emigrojnë në Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe Greqi.
Por, mungesa e fuqisë punëtore mund të sjellë industrializimin e prodhimit të bukës. Ne nuk e duam mekanizimin e saj, pasi nuk është në traditën tonë. Ky sistem do të kërkonte linjë të re prodhimi, do të kërkojë dhoma frigoriferike, do të kërkojë më tepër kosto prodhimi. Përveç kësaj Shqipëria do të humbasë një traditë, atë të prodhimit të bukës në kushte artizanale”, u shpreh Gëzim Peshkopia, kryetari i Shoqatës së Brumërave dhe Pastiçerive të Shqipërisë , shkruan Monitor, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën