Kosova

Deri tani, Vjosa Osmani thyen rekord me 200, 245 vota

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, ka thyer çdo rekord të mundshëm deri më tani në mbledhjen e numrit të madh të votave.

Vjosa Osmani, e cila me iniciativën e saj “Guxo” garoi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, ka dalë kandidatja më e votuar në këto zgjedhje, duke lënë prapa vetes bartësit e listave dhe liderët e partive të tjera politike, transmeton albinfo.ch.

Nga 80 për qind të votave të numëruara deri tani, pa votat e diasporës dhe ato me kusht, në zgjedhjet e 14 shkurtit Vjosa Osmani ka fituar 200, 245 vota, duke i lënë pas të gjithë liderët e partive të tjera.