Raportohet se gjatë vitit 2025, rreth 1600 trena specialë të SBB-së do të jenë në funksion, përcjell albinfo.ch.
Ngjarjet në shkallë të gjerë po shumohen, duke filluar me Eurovision Song Contest (ESC), që do të mbahet në Bazel nga 13 deri më 17 maj.
Vlen të theksohet se SBB-ja do të përdorë 115 trena specialë për ngjarjen në Bazel, shpjegoi shefi i Trafikut të Ngjarjeve pranë SBB-së, Florian Kurt. Vizitorët duhet të kenë mundësi të udhëtojnë në mënyrë të qetë nga Basel St. Jakob në stacionin Basel SBB dhe prej andej të vazhdojnë udhëtimin e kthimit me lidhje shtesë – për shembull drejt Zyrihut, Bernës ose Lozanës, me mundësi lidhjeje për në Gjenevë.
SBB-ja planifikon t’i përgjigjet rreth 1400 ngjarjeve gjatë gjithë vitit. Midis tyre përfshihen koncerte, ngjarje në ajër të hapur dhe festivale të njohura. Këtë vit, janë planifikuar shumë ngjarje të mëdha, duke përfshirë Kampionatin Evropian të Futbollit për Femra, Festivalin Federal Zviceran të Mundjes dhe Traditave Alpine në Mollis (GL), si dhe kampionatin profesional “SwissSkills” në Bernë.