Kosova
Ndryshon Strategjia e Testimit për Koronavirus
Ditët e fundit është rritur numri i rasteve me COVID-19 në Kosovë.
Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismjali, ka thënë se sot nuk do të ketë testime dhe presin rezultatin e mbi 100 mostrave që janë marrë ditë më parë, ndërsa ka thënë se një vendim i lëshuar mbrëmë nga Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nuk do të ketë testime të reja.
“Janë pa u përfunduar edhe mbi 100 mostra të marra më datat 19-20. Sa kam informata, sot nuk ka mostra të marra për shkak të një vendimi nga Ministria e Shëndetësisë në koordinim me IKSHPK-në. Jo vetëm për ne, por është vendim i përgjithshëm, përveç të atyre që janë të shtrirë në Klinikën Infektive ose që kanë simptoma më të rënda të virusit, nuk do të testohen të tjerë”, ka thënë Ismajli.
Po ashtu edhe drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, ka konfirmuar këtë, duke thënë se nga tani do të testohen vetëm rastet me simptoma, shkruan zëri.
“Vetëm rastet me simptoma do të mund të testohen tani e tutje”, ka thënë Gashi.
Të njëjtën e ka konfirmuar edhe drejtori i Shëndetësisë në Drenas, Arsim Haxhiu, i cili ka thënë se kanë marrë udhëzime që nuk do të testohen rastet e kontaktit.
Ai tha se qytetarët dhe institucionet duhet t’i përmbahen manualit të përpiluar nga Ministria e Shëndetësisë.
Ditëve të fundit në Kosovë ka pasur shtim të rasteve të reja me koronavirus, ku deri tani janë konfirmuar 1.086 raste aktive.
Por, Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media ka hedhur poshtë si të të pavërteta këto pretendime.
“Ky lajm nuk është i vërtetë, sepse nuk ka asnjë vendim që përcakton diçka të tillë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.
Për informim të drejtë të publikut, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Komiteti për Monitorimin e Sëmundjeve Ngjitëse të Ministrisë së Shëndetësisë, bazuar në Rekomandimet e OBSH për Strategjinë e Testimit Laboratorik dhe ri-testimit si dhe në strategjinë e testimit të ECDC (datës 27 maj 2020) ka rekomanduar përditësimin e strategjisë së testimit dhe ri-testimit për SARS-CoV-2, duke përcaktuar edhe bërjen e testimit laboratorik për COVID-19 sipas disa kritereve si:
-Pacientët me infeksion akut të traktit respirator (fillimi i papritur i sëmundjes me të paktën njërin këto shenja e simptoma: kollë, ethe, frymë-zënie) ose shfaqje e papritur e anosmisë (humbje e shqisës së nuhatjes), ageusia (shijes) ose imazheri radiologjike që tregojnë lezione kompatibile me COVID-19;
-Histori udhëtimi ose vendbanimi në një vend/zonë, ku ka pasur vatra të rasteve ose përhapje në komunitet gjatë 14 ditëve para fillimit të simptomave;
-Kontakt i ngushtë me rast të konfirmuar ose të mundshëm COVID-19 në 14 ditët e fundit para fillimit të simptomave;
-Person që kërkon hospitalizim;
-Personi banor ose anëtar i stafit, në një institucion rezidencial për personat e ndjeshëm, në 14 ditët para fillimit të simptomave”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
MSH ka theksuar se duke u nisur nga kriteret e lartpërmendura rekomandohen për testim:
-Të gjitha rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe repartet e dedikuara për pacient me COVID-19;
-Pacientët në repartet e Pulmologjisë dhe Kujdesit Parësor Shëndetësor me infeksione të rënda respiratore;
-Personeli shëndetësor me shenja dhe simptoma të infeksionit si dhe personeli që ka pasur kontakt të afërt dhe të pambrojtur me persona të konfirmuar me SARS CoV-2;
-Kontaktet e afërta të personit COVID-19 pozitiv, të cilët kanë shenja dhe simptoma të COVID-19;
-Personat e moshuar dhe personat me sëmundje kronike (sëmundje të mushkërive, kancer, insuficiencë të zemrës, sëmundje cerebrovaskulare, sëmundje renale, sëmundje të mëlçisë, hipertension, diabet dhe gjendje imunokompromituese) të cilët kanë shenja të infeksionit akut respirator;
-Të gjitha rastet e dyshuara që kanë shenja klinike në SARI në komunitet apo institucionet e mbyllura (shkolla, spitale, shtëpi të pleqve, burgje);
-Shtetasit e Kosovës të cilët udhëtojnë jashtë vendit për trajtim mjekësor duhet të kenë dokumentacionin mjekësor valid përcjellës nëse kërkohet testimi nga shteti në të cilin udhëtojnë
-Nuk testohen personat asimptomatikë, por udhëzohen në vetizolim 14 ditor si dhe monitorim vetanak të gjendjes shëndetësore dhe në rast të shfaqjes së simptomave të kërkojnë ndihmë mjekësore menjëherë.
“Rekomandimet e lartpërmendura do të shqyrtohen nga Komiteti për Monitorimin e Sëmundjeve ngjitëse për t’u bërë pjesë e Strategjisë së përditësuar të testimit dhe ri-testimit për COVID-19
Duke vlerësuar rëndësinë e informimit korrekt dhe rolin e mediave gjatë pandemisë COVID-19, MSh u bën thirrje mediave që informatat rreth COVID-19 të konfirmohen para se të plasohen në institucionet kompetente për menaxhimin e situatës me COVID-19 siç është MSH dhe IKSHPK”, thuhet më tej në njoftim.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve