Futboll

Ndryshime te kuqezinjtë për ndeshjen ndaj Kroacisë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë përballë Kroacisë, që zhvillohet të mërkurën

Kombëtarja shqiptare luan duelin vendimtar ndaj ekipit që zuri vendin e tretë në Botërorin e kaluar, dhe humbja do të ishte shuarje e çdo ëndrre, ndaj do të bëhet çmos për të marrë pikët.

Sylvinho ka në mendje dy skema, atë që pati ndaj Italisë me 4-2-3-1, si dhe 4-3-3, që e ka provuar në miqësore, mirëpo përveç skemës dilemat vazhdojnë edhe në formacionin titullar, teksa në katërshen e mbrojtjes nuk dihet nëse do të luhet njësoj, apo Ivan Balliu do të luajë në vend të Hysajt, transmeton albinfo.ch.

Mesfusha me 3 lojtarë do të kishte më shumë energji dhe forcë fizike me Ramadanin dhe Qazim Laçin, dhe si dhe klas me Asllanin.

Në repartin e sulmit, mund të sakrifikohet Seferi, ndërsa Asani ka edhe një dëmtim, por edhe lodhje për shkak të mosaktivizimit në Korenë e Jugut.

Me Armando Brojën që pritet të jetë sërish zgjedhja e parë si qendërsulmues, majtas do të luante Bajrami dhe djathtas Arbër Hoxha i Dinamo Zagreb, që u paraqit mirë në pjesën e dytë ndaj Italisë.