Fotolajmi
Konsullata e Kosovës në Gjenevë shënon 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Shumë mbrëmje festive janë organizuar për nder të Festës së Pavarësisë së Kosovës
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë ka organizuar mbrëmje festive për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Fjalimi nga U. D. Konsulli i Gjenevës, Rexhep Bajraktari
Jam veçanërisht i nderuar dhe i lumtur të ju uroj mirëseardhje në këtë pritje për të shënuar 15-vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ambienti në të cilin gjendemi , në krye të të cilit është një bashkatdhetar, z. Bekim Haziri, përmban disa simbolika: jemi 200 metra larg bustit të heroit tonë Skënderbeu dhe në mes të organizatave ndërqeveritare nga më të rëndësishmet. Së shpejti, Kosova do të bëhet pjesë e tyre, ky është destinacioni ynë.
Sot, Republika e Kosovës, 15 vite pas shpalljes së pavarësisë, shfaqet si një shtet i konsoliduar, i njohur ndërkombëtarisht, dhe faktor paqeje dhe stabiliteti në Evropën Juglindore. Sigurisht që ka ende shumë punë për t’u bërë për një normalizim të plotë të marrëdhënieve në mes të shteteve dhe popujve në këtë pjesë të Evropës, por rruga e trasuar nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës na siguron për një paqe të qëndrueshme. Kosova vazhdon t’i kryej punët e veta dhe ka dëshmuar besnikërinë e saj me parimin evropian të fqinjësisë së mirë.
Sot, 15 vite pas shpalljes së pavarësisë, dhe afër 24 vite pas çlirimit të tij, shteti ynë ballafaqohet me sfida tjera, të cilat sigurisht që do t’i tejkalojë, sikurse integrimin e plotë në BE, në NATO dhe në OKB, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, forcimin e shtetit të së drejtës, si dhe ballafaqimin e padrejtë me drejtësinë ndërkombëtare. Agresori dihet kush ishte, siç dihet kush ishin çlirimtarët dhe rezistuesit. Historia nuk mund të rishkruhet.
Në këtë ditë gjithsesi përkujtojmë dëshmorët, martirët dhe viktimat civile në Kosovë. Por sot rikujtojmë edhe krimet e bëra kundër neve. Po ka pasur gjenocid në Kosovë, po ka pasur gjenocid kundër shqiptarëve. Njohja ndërkombëtare e gjenocidit kundër shqiptarëve është një sfidë tjetër, jo vetëm e shtetit, por e secilit nga ne, kudo qe gjendemi, për aq zë që kemi. Ky krim nuk duhet dhe nuk do të kalojë në harresë. Në këtë drejtim, përgëzoj rolin të cilin e luan komuniteti jonë në Zvicër në sensibilizimin e kësaj tragjedie, të kësaj plage të hapur. Sikurse e përgëzoj rininë tonë në Gjenevë dhe në Zvicër në përgjithësi për të gjithë aktivitetet e tyre në raport me një sfidë tjetër po aq e rëndësishme, çështjen e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, dhe për të cilët agresori dhe përgjegjësi i këtij krimi nuk ofron bashkëpunim as nuk jep llogari.
Sikurse përgjatë rrugëtimit tonë në dekadat e fundit, roli i diasporës mbetet kyç, ashtu siç ishte për çlirimin e vendit, zhvillimin, konsolidimin e shtetit si dhe emancipimit demokratik të tij.
Sot në Zvicrën, kemi një komunitet të gjerë, të shpërndarë dhe të pranishëm në secilin kanton, në secilën sferë të jetës shoqërore, ekonomike dhe publike. Këtu, në mesin tonë, kemi nga afaristët më të mëdhenj të Zvicrës, kemi ndërmarrës të suksesshëm, kemi avokat cilësorë, gastronom me renome, kemi sportistë dhe artistë të cilët arrijnë të lartësojnë flamurin tonë aty ku politika e ka të pamundur, kemi mjekë dhe specialistë të të fushave të ndryshme, studentë të dalluar, aktivistë politikë, sindikalistë, aktivistë shoqërorë të cilët punojnë për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës dhe të kulturës sonë. Jeni thellësisht të implikuar në shtetin në të cilin jetoni, dhe po aq të lidhur me vendin tuaj të origjinës një pjesë të të cilit e bartni me veti kudo që jeni. Sigurisht qe ju jeni ambasadorët me të mirë të vendit tonë dhe zëri jonë më i fuqishëm jashtë vendit. Si përfaqësues i Konsullatës së Përgjithshme në Gjenevë, vetëm mund të ju përgëzojë dhe të ju inkurajojë të vazhdoni këtë rrugëtim të ndritshëm. Gjatë viteve të fundit, numri i përfaqësuesve politik në Zvicër nga komuniteti shqiptar është në rritje konstante, edhe ky është edhe një tregues shtesë i suksesit tuaj. Ne iu gëzohemi kësaj pjesëmarrje sikurse inkurajojmë mbështetjen e kandidatëve nga komuniteti jonë ne zgjedhjet e ndryshme në Zvicër.
Zonja dhe Zotërinj, të dashur bashkatdhetar, me lejoni të ju falënderoj për praninë dhe miqësinë tuaj. Ju ftoj të vazhdojmë mbrëmjen nën tingujt e kitarës së maestros Astrit Stafa dhe me zërin e mrekullueshëm të vokalistit Denik Prizreni.
Edhe një herë, urime Dita e Pavarësisë dhe mbrëmje të këndshme.
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane