Shqipëria
Ndrenika i shkruan Metës për teatrin
Aktori i madh, Robert Ndrenika, i ka shkruar një letër presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta lidhur me problemet e fundit për rrënimin e godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë duke kërkuar nga ai që në këtë proces të mos përzihet politika.
Ndrenika thekson se partitë politike nuk duhet të trazohen në punët e teatrit, që është kthyer në një temë të nxehtë dhe të mbushur me debate, përcjell albinfo.ch.
“Deputetët dhe politikanët në këtë rast, janë qytetarë dhe më së shumti, spektatorë”, shkruan ndër të tjera aktori në letrën drejtuar presidentit citon Gazeta Shqiptare. Ky reagimi i aktorit të madh është bërë pas përleshjes që ndodhi në Komisionin e Medias, mes deputetëve të PD-së dhe kryebashkiaku, Erion Veliaj.
“Duke parë në TV atë që ndodhi dje në komisionin e medias m’u forcua bindja, se partitë politike, nuk duhet të trazohen në punët e teatrit. Kam mendimin se kjo çështje, zgjidhet me bisedime midis komunitetit teatror dhe specialistëve. Deputetët dhe politikanët në këtë rast, janë qytetarë dhe më së shumti, spektatorë. Ndërsa qeveria “pa zhurmë dhe pa fjalë”, është e detyruar të fusë duart në qese dhe të nxjerrë paratë!!!”, ka thënë Ndernika.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit