Lajme
Ndotja e ajrit shkakton 835 vdekje të parakohshme
Kosova renditet në pozitë jo të mirë për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së mjedisit. Një realitet i tillë e rendit Kosovën nënivelin më të ukët të standardeve mjediosre në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë
Mbrojtja ndaj ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës, nuk është në nivel të duhur, thonë njohës të kësaj fushe.
Ekspozimi i popullatës ndaj ndotjes mjedisore, po ndikon edhe në shëndetin e përgjithshëm të popullsisë.
Në raportin për gjendjen e mjedisit të vitit 2011- 2012, të realizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, thuhet se numri më i madh i të sëmurëve të sistemit respirator, është indikator i ndotjes së ajrit.
Në kuadër të sëmundjeve që ndërlidhen me mjedisin dhe faktorët mjedisorë, numri më i madh i rasteve është regjistruar me sëmundje të sistemit të frymëmarrjes me 663 353 raste në vit ose 31.5 për qind e numrit të përgjithshëm të të sëmurëve.
Shkaktar kryesorë të ndotjes së ajrit janë emetimet e pluhurit të imtë, përqindja më e madhe e të cilit vjen nga Termocentralet e KEK-ut. Pastaj, “Ferronikeli”, transporti, “Trepça”, Kishnica, Artana dhe minierat e tjera.
Ilir Morina, kryeshef ekzekutiv në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, agjenci kjo që funksionon në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe planifikimit hapësinor, pranon se cilësia e ajrit nuk është në nivel të duhur. Por, megjithatë, sipas tij, ka përmirësime në këtë aspekt.
Kosova është kritikuar në një raport të vitit 2010 nga Banka Botërore për degradim të mjedisit.
Analiza shqyrton gjendjen epidemiologjike të popullatës që i ekspozohet ndotjes mjedisore dhe rritjes së rrezikut shëndetësor rreziku shëndetësor.
Ndotja e ajrit llogaritet se shkakton 835 vdekje të parakohshme, 310 raste të reja të bronkitit kronik, 600 shtrirje në spital dhe 11.600 vizita në emergjencë në çdo vit, thuhet në raport.
Por, Morina konsideron se këto të dhëna mund të jenë zvogëluar për shkak të investimeve të realizuara në industrinë që ndotin mjedisin.
Në anën tjetër, Behxhet Mustafa, profesor në Departamentin e Biologjisë në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, njëherësh kryetar i Shoqatës së Ekologëve të Kosovës, thotë se Kosova është larg standardeve të Bashkimit Evropian për shumë çështje mjedisore.
Ai thekson se nga ndotja, janë të atakuar të gjitha komponentët e mjedisit si ajri, uji, toka dhe biodiversiteti.
Kosova është një ndër vendet më të vogla në rajon dhe Evropë me sipërfaqe, thotë Mustafa, por me dendësi të popullsisë ndër më të mëdhatë në Evropë.
Gjithashtu, Kosova ka përqendrim të sistemeve industriale në një hapësirë shumë të ngushtë në një gjatësi prej rreth 100 km duke filluar nga pjesa veriore me “Trepçën”, në pjesën qendrore me KEK-un, Minierën e Artanës e Ferronikelin.
Dhe, ka një numër të automjetesh, mbi 200 mijë sosh, shumë prej të cilave lirojnë ndotje enorme për shkak të vjetërsisë.
Por, Ilir Morina, thotë se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, krahas hartimit të legjislacionit mjedisor, i ka kushtuar kujdes të veçantë edhe përafrimit të legjislaturës kombëtare mjedisore me atë evropiane.
Gjatë viteve 2010-2012, një pjesë të investimeve mjedisore janë orientuar në rehabilitimin disa deponive dhe mbylljen e deponive të vjetra të mbeturinave komunale dhe industriale.
Monitorimi i cilësisë së ajrit në Kosovë realizohet nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përmes Institutit Hidrometeorologjik. Edhe disa operatorë ekonomikë siç janë KEK-u dhe Feronikeli bëjnë monitorimin në mënyrë vetjake të cilësisë së ajrit.
/albinfo.ch & ReL/
E-Diaspora
-
Kurti, para studentëve: Investimi në të ardhmen e Kosovës, investim i sigurt “Në vitet para lufte fjala më e shpeshtë dhe më e njohur nga gjuha gjermane për...
-
“Rreth 170 për qind janë rritur investimet e huaja direkte nga Zvicra në Kosovë”
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në Düsseldorf
-
Shkodër: Java Kulturore Austriake
-
Kurti do të takojë mërgatën sot në Interlaken
Jeta në Zvicër
-
Grindjet më absurde mes fqinjëve në Zvicër Gardhe të larta, zënka dhe kërcënime të këqija, në Zvicër, mosmarrëveshjet e lagjeve shpesh çojnë në...
-
Zvicër: 23 pjesëtarë të ushtrisë janë nën masën e izolimit
-
Perspektivat e punës në tremujorin e katërt në Zvicër mbeten të qëndrueshme
-
Ministrja zvicerane e financave thotë se nevojiten rregulla më të rrepta bankare
-
Në Zvicrën Lindore, tre bankomatë u hodhën në erë brenda një jave