Shkurt.ch
Ndotja e ajrit shkakton 18 për qind të lindjeve të parakohshme në botë
Ndotja e ajrit nga grimcat shkakton 18 për qind të lindjeve të parakohshme në botë, që është e barabartë me faktorët e rrezikut, siç janë mosha e gruas shtatzënë, shëndeti i saj i përgjithshëm ose rrethanat socio-ekonomike, thuhet në një studim ndërkombëtar, të publikuar në revistën “Environmental Journal”, përcjell albinfo.ch.
Në vitin 2010 bota për shkak të nënave të ekspozuara të ajrit të ndotur ka lindur 2.7 milionë foshnja para kohe, ose 18 për qind, thotë një studim nga Universiteti anglez York, i kryer në 183 vende.
Grimcat më të vogla, me një rreze prej 2.5 mikrometrash dhe ato më të vogla që janë quajtur “fine”, mund të zbulohen vetëm me mikroskop elektronik. Burimet kryesore të këtyre grimcave janë automjetet, termocentralet, djegia e drurit dhe e qymyrit nëpër shtëpitë individuale, zjarret në pyje, djegia e mbeturinave bujqësore, disa procese industriale dhe të gjitha proceset e tjera të djegies.
Shkencëtarët thonë se ndotja e ajrit mund të rrezikojë seriozisht fetusit në barkun e nënës, që do të thotë se ata janë të rrezikuar ngase indirekt thithin ajrin e ndotur.
Më të rrezikuara janë gratë shtatzëna në Azinë Juglindore dhe Lindore, të cilat kanë lindur para afatit 75 për qind të fëmijëve.
Vetëm në Indi ka rreth një milion lindje të parakohshme nga 2.7 milionë lindje, dhe 500.000 në Kinë.
Rreth 50 për qind e ndotjes së qyteteve janë përgjegjës vetë qytetet, industria e tyre, automjetet… dhe pjesa e mbetur 50 për qind sjell era nga vendet fqinje apo rajonet kufitare, për të cilat duhet të ketë bashkëpunim jashtëzakonisht të rëndësishëm rajonal, thonë shkencëtarët.
Përqindja e lindjeve të parakohshme në disa vende evropiane është katër deri në pesë për qind, në krahasim me 15 në 18 për qind në Azinë Juglindore dhe në disa vende afrikane.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?