Lajme
Ndotja e ajrit, përgjegjëse për më shumë se 250.000 vdekje në Evropë
Agjencia Evropiane për Mjedis, në bazë të një raporti ka njoftuar se grimcat e ndotura të imta të ajrit kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 250.000 personave në Bashkimin Evropian më 2021.
Këto grimca u referohen atyre që kryesisht krijohen nga tymi që lirohet nga makinat dhe termocentralet me qymyr, teksa mund të hyjnë thellë në traktin respirator, duke shkaktuar rrezik që njerëzit të preken nga bronkiti, astma dhe sëmundje të mushkërive, shkruan albinfo.ch.
“Sipas vlerësimeve të fundit të EEA-së, të paktën 253.000 vdekje në BE më 2021 u janë atribuuar ekspozimit ndaj grimcave PM2.5, që ishin të ndotura përtej nivelit të rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ka qenë e mundur që të shmangen… nëse përqendrimet e grimcave të imta do të ishin në nivelin e rekomandimeve të OBSH-së”, u tha në raportin e kësaj agjencie të BE-së, përcjell REL.
Ndërkaq, Raporti paraqet shifra më të larta të vdekjeve krahasuar me vitin 2020, kur për shkak të ndotjes së ajrit ishte vlerësuar se kishin vdekur 238.000 persona, ndërsa u tha se rritja e numrit të vdekjeve mund të shpjegohet me rritjen e ekspozimit ndaj ndotësve dhe me rritjen e mortalitetit në Evropë, kryesisht për shkak të pandemisë COVID-19.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’