Të tjera
Me gjithë paraqitjen e mirë, Kosova mposhtet nga Gjermania
Ekipi përfaqësues i Kosovës në futsall është mposhtur në fund nga Gjermania me rezultat 8-4, në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.
Përfaqësuesja e Kosovës në futsall ishte nisur të martën për në Gjeorgji, atje ku do të marrë pjesë në rundin e parë kualifikues për Kampionatin Evropian të futsallit.
Nisja e tyre bëri bujë të madhe, pasi disa futbollistë të Kosovës u panë duke konsumuar duhan dhe kjo bërë që ata të etiketohen shumë dhe të kritikohen.
Megjithatë, dje (e mërkurë) djelmoshat e Kosovës në futsall arritën ta marrin një fitore të madhe me rezultat 4-2 ndaj Austrisë, duke na bërë krenarë.
Golat në këtë fitore të Dardanëve u shënuan nga Arbër Dobroshi (9’12”), Malush Qerimi (10’43”, 11’25”) dhe Dardan Topilla (10’54”).
Paraqitjet e mira të djelmoshave tanë vazhduan edhe sot në takimin ndaj Gjermanisë, duke qenë disa herë në epërsi, por në fund nuk patën fat, duke u mposhtur me rezultat 8-4.
Golat në këtë fitore u shënuan nga Drilon Maxharraj (0’27”, 24’07”), Malush Qerimi (22’59”) dhe Melos Kelmendi 29’17”.
Të ngjashme
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë