Futboll
Ndodhi për herë të parë në Euro 2024
Goli i anuluar i Lukakut (i dyti kundër Sllovakisë) la një imazh të pazakontë.
Gjyqtari turk Meler iu afrua VAR-it, që i tregoi imazhin e Openda-s duke prekur topin me dorë kur tentoi ta kontrollonte, si dhe pa sensorin që topi kishte inkorporuar, i cili ndihmoi të përcaktohej se, në të vërtetë, kishte kontakt me topin.
Topi ka për herë të parë të inkorporuar një teknologji të quajtur Connected Ball, të krijuar nga Adidas, e cila do të kontribuojë në vendimmarrjen e VAR-it. Si për “offside” ashtu edhe për momente si ai që shërbeu për të anuluar golin e Lukakut, shkruan Supersport, transmeton albinfo.ch.
Topi do të “paralajmërojë” nëse ka pasur një prekje, gjë që do të ndihmojë gjithashtu për të sqaruar autorësinë e disa golave, në ato raste ku zakonisht bëhet pyetja: “E preku apo nuk e preku?” Tani do të ketë dyshime.
Si funksionon çipi i topit
Topi i zgjedhur nga UEFA ka një sistem në qendër, që strehon dhe stabilizon një censor lëvizjeje të njësisë matëse inerciale 500 Hz (IMU), i cili mundësohet nga një bateri e rikarikueshme, e cila mund të mbushet në mënyrë induktive.
Duke kombinuar të dhënat e pozicionit të lojtarëve me inteligjencën artificiale, inovacioni kontribuon në teknologjinë gjysmë të automatizuar jashtë loje të UEFA-s dhe do të jetë çelësi për të ndihmuar në marrjen e vendimeve më të shpejta.
Zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Kinexon, ai mund të ndihmojë gjyqtarët e VAR-it të identifikojnë çdo prekje individuale të topit, duke reduktuar kohën e shpenzuar për zgjidhjen e momenteve të prekjes së topit me dorë dhe të penalltive.
Kamerat (deri në 29) do të kapin lëvizjen e lojtarëve që do të përcaktojnë momentin e saktë dhe pikën e kontaktit midis lojtarit dhe topit. Censorët madje mund të përcaktojnë nëse topi preket nga dora ose një pjesë tjetër e trupit.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë