Kosova

Ndodhë edhe kjo në Shkup, flamuri i Kosovës përzihet me atë të BE-së

Në konferencë pritej të dilnin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Por aty nuk ishte vendosur flamuri i Kosovës krahas atij maqedonas, por flamuri i Bashkimit Evropian.

Pak para fillimit të konferencës për shtyp të Kurtit e Mickoskit, të hënën për pak sa nuk ndodhi një skandal tjetër, pas atij të incidentit të presidentes Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit, transmeton Express, përcjell Albinfo.ch.

Kjo u parandalua, pasi stafi e ndërroi flamurin e BE-së dhe e vendosi flamurin e Kosovës pak para nisjes së konferencës.

Në delegacionin e Kosovës për këtë vizitë në Shkup ishte edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e cila i dërgoi notë proteste Shkupit, por edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ai i Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu./Albinfo.ch/