Kuriozitete
Ndodh edhe kjo: Kompania në borxh, punëtorët në dietë
Në vitin 2009, “Air India” pushoi 10 punonjës fluturimi, sepse ata kishin akoma mbipeshë
Kompania shtetërore ajrore “Air India” e vendosi ekuipazhin e saj në dietë, pasi borxhi i kompanisë është rreth 7,35 miliardë euro.
Kompania ajrore ka vendosur gjithashtu të ndryshojë menynë e pilotëve dhe frekuentuesit e fluturimeve, duke u ofruar atyre ushqime me yndyrë të ulët, kryesisht vegjetariane.
“Qëllimi është të ofrojmë ushqime të shëndetshme dhe të lira për ekuipazhet si në fluturimet vendase ashtu edhe ato ndërkombëtare”, tha zëdhënësi Dhananjay Kumar, transmeton ATSH.
Kumar nuk ka dashur të specifikojë se cilat do të jenë kursimet, por sipas medieve me menynë e re kostoja e çdo vakti do të bjerë në një të tretën e asaj aktuale, deri në 10 euro, përcjell albinfo.ch.
Vendimi vjen në një kohë kur qeveria indiane po përpiqet të shesë kompaninë.
Në vitin 2009, “Air India” pushoi 10 punonjës fluturimi, sepse ata ishin akoma mbipeshë, tre vjet pasi ishin transferuar me punë në tokë.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim