Kosova
Ndizen qirinj në nderim të mjekëve që vdiqën nga COVID-19
Në nder të mjekëve e infermierët që humbën betejën nga COVID-19 janë ndezur qirinj sot në orën 21:00 para institucioneve shëndetësore.
Para Emergjencës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë ndezur qirinj për të nderuar profesionistët shëndetësor që humbën jetën si pasojë e infektimit me COVID-19.
Po ashtu, odat e profesionistëve shëndetësor kërkuan që të ndizen qirinj për ata që e humbën betejën me coronavirusin, ndërsa të fiken dritat në çdo shtëpi për një minutë në përkrahje të te gjithë mantelbardhëve qe janë në vijën e parë të frontit në luftën me pandeminë.
Udhëheqësit e institucioneve shëndetësore ju bashkuan thirrjes për ndezje të qirinjve e bashkë me ta edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i cili tha se ndajnë dhimbjen për humbjen e profesionistëve shëndetësorë, por edhe ndjehen krenarë me punën e tyre.
“Si ministër i Shëndetësisë shprehim konsideratën për punën, përkushtimin e tyre gjatë gjithë jetës në shërbim të qytetarëve të Kosovës me ruajtjen e shëndetit të tyre. Por, fatkeqësisht 13 nga ta pësuan nga virusi Covid-19 dhe ne sot ndajmë dhimbjen por njëherit krenarinë për punën e tyre dhe përkushtimin sidomos gjatë kësaj faze kur po përballemi ne dhe gjithë globi në luftimin e kësaj pandemie”, tha Zemaj.
Qirinj në nderim të mjekëve të vdekur nga Covid-19, sonte janë ndezur para çdo institucioni shëndetësor në vend, ndërsa edhe dritat u fikën për 1 minutë.
Mbi 12 mijë persona në Kosovë janë prekur me Covid-19, në mesin e tyre edhe profesionistë shëndetësor. 13 prej tyre e kanë humbur jetën.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim