Lajme

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”

Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më 15 janar, në ora 19:30, të ndezin një qiri, në shenjë nderimi

Për të shënuar në mënyrë dinjitoze 15 janarin, Ditën e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Serbisë në Kosovë, ftojmë të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, në mbrëmjen e kësaj date, në ora 19:30, të ndezin një qiri, në shenjë nderimi!

Në të njëjtën kohë ftojmë të gjitha shoqatat atdhetare shqiptare, të gjejnë format e përshtatshme në përputhje me vendet ku jetojnë, që nën moton NE NUK HARROJMË! të përkujtojnë viktimat e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Në këtë kuadër, më 18 janar, me fillim në orën 18.00 në Birr të kantonit Aargau të Zvicrës mbahet një tubim në shenjë nderimi të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Gjenevë, 3 janar 2025

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”