Bota
Ndihmësi inteligjent i Google-s flet më shumë se 30 gjuhë
Ky njoftim shfaq vullnetin e “Google” që të përshpejtojë asistentin e tij dhe kërkimet në inteligjencën artificiale, në veçanti për të konkurruar “Amazon”.
Deri në fund të vitit asistenti inteligjent “Google Assistant” do të jetë në gjendje të flasë rreth 30 gjuhë të ndryshme mes të cilave hidni dhe norvegjisht. Kështu njoftoi sot “Google”, një ilustrim ky i garës së ashpër që po zhvillohet me konkurrentin e tij lider në këtë treg “Amazon”. Me këtë performacë Goggle duket se do të jetë shumë më përpara se rivali Amazon.
“Ndërkohë që ‘Alexa’ (Amazon) funksionon vetëm në anglisht, ‘Google Assistant’ aktualisht përdor tetë gjuhë dhe deri në fund të vitit do të jetë në gjendje të përdorë më shumë se 30”, shpjegon “Google” në blogun e tij zyrtar, transemtpn rtklive.
“Kjo do të fillojë me danishten, holandishten, hindi, indoneziane, norvegjisht, suedisht dhe tai, gjatë vitit”, thekson gjiganti amerikan.
Ky njoftim shfaq vullnetin e “Google” që të përshpejtojë asistentin e tij dhe kërkimet në inteligjencën artificiale, në veçanti për të konkurruar “Amazon”. Por, edhe gjigantë të tjerë të teknologjisë si “Microsoft”, “Apple” apo “Samsung” propozojnë gjithashtu asistentë virtualë. Këta asistentë që komandohen me zë përbëjnë një sfidë të rëndësishme për këto kompani sepse aty shfaqen përparësitë në inteligjencën artificiale.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih