Shkurt.ch

Ndihmat emergjente, në përputhje me ligjin

Një zgjdhje e tillë është në përputhje si me kushtetutën federale ashtu dhe me të drejtën ndërkombëtare

Zyra Federale për Migracion është e mendimit se ndalimi i ndihmave sociale dhe dhënia vetëm e ndihmave emergjente për azilkërkuesit nuk përbën shkelje ligji.

Një ekspertizë që ka bërë kjo zyrë konstaton se një zgjdhje e tillë është në përputhje si me kushtetutën federale ashtu dhe me të drejtën ndërkombëtare.

Ekspertizën e ka porositur Komisioni për Politikë Shtetërore i Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës, i cili ka marrë sot në dijeni rezultatin e saj. Ndërkohë, pas dy javësh kjo problematikë do të debatohet edhe në parlament.

Politikanët e spektrit të djathtë synojnë që regjimin e ndihmave emergjente në vend të atyre sociale ta shtrijnë te të gjithë azilkërkuesit, që nga dita e tyre e parë e hyrjes në Zvicër.