Integrimi

Ndihma nga Zvicra gëzon 120 familje skamnore në Mitrovicë

Pronari  i Firmës  VIZ  (Versicherungs Informations Zentrum)  me seli në Zug të  Zvicrës, Serkan Dogan  të shtunën më 10 tetor shpërndau në Mitrovicë 120 Paketime në vlerë 5089 euro. Përfituesit e këtij aksioni human ishin 120 familje me kushte të rënda ekonomike kryesisht familje me anëtarë të sëmurë, familje pa të ardhura  dhe me asistencë sociale.

Këtë aksion e ndihmuan  shoqata „Dora e Vendlindjes“ DeV-i , shoqata „Zgjatma  dorën“ si dhe firma „Prodhime si n`Shpi“.

Që këto ndihma të shpërndahen  në Mitrovicë ka ndihmuar edhe Konsullata e Kosovës në Zvicër.

Serkan Dogan me këtë rast ka premtuar se suksesin e firmës së tij do ta ndajë me skamnorët e Kosovës në vazhdimësi.