Integrimi
Ndihma e juristit, vendimtare në raportet mes palëve dhe me shtetin
Orhan Spahiu: “Kam menduar t’i ndihmoj njerëzit, ndër të tjera, përballë institucioneve shtetërore ose në arritje tëmarrëveshjeve në mes palëve. Për atë është i nevojshëm në shumë raste konsultimi me persona të cilët e njohin ligjin”
Orhan Spahiu punon si konsulent ligjor në avokaturën Küng Lawyers me seli në Bassersdorf, Cyrih që është pjesë e rrjetit të zyrave Warwick Legal Network dhe ASEAN Legal Alliance në mbarë botën. Këtu punon që nga viti 2011 dhe ka bërë tashmë një përvojë të çmuar. Në intervistën për albinfo.ch, z. Spahiu flet rreth specifikave të punës së tij, ai tregon përse është me rëndësi që për problemet e ndryshme të konsultohen që në fillim juristët dhe të mos shkojë puna deri në gjykatë etj.
Të punosh si jurist në Zvicër është një punë jashtëzakonisht e vështirë, për arsye se konkurrenca është shumë e madhe. Përse vendosët të studioni juridikun?
Orhan Spahiu: Në fillim e zgjodha të studioj shkencat politike në Universitetin e Cyrihut. Pastaj pas 4 semestrave vendosa ta ndërroj drejtimin dhe të kaloj në juridik. Vendosa të vazhdoj me juridik pasi që gjithnjë mëka interesuar se si funksionon shteti dhe procesi nga hapat e pare e deri te bërja e një ligji, nga nevoja për ta bërë një ligj e deri te bërja konkrete. Dhe pas përfundimit të fakultetit juridik në Universitetin e Cyrihut në vitin 2011 vendosa të futem në një avokaturë për të bërë praktikë. Kështu, që nga përfundimi i praktikës 1 vjeçare punoj si konsulent ligjor në zyrën ku jam akoma i punësuar.
Keni menduar ndonjëherë se do të ndani drejtësinë?
Kam menduar t’i ndihmoj njerëzit, ndër të tjera, përballë institucioneve shtetërore ose në arritje të marrëveshjeve në mes palëve. Për atë është i nevojshëm në shumë raste konsultimi me persona të cilët e njohin ligjin. Shumica e rasteve përfundojnë me ndonjë marrëveshje në mes të palëve. Një nga arsyet janë kostot për procedura gjyqësore, të cilat nuk janë të ulëta. Si arsye tjetër është edhe mundësia e palëve ta kenë vetë në dorë çështjen e tyre (sidomos në çështjet civile), ku mund të negociojnë ose drejtpërdrejt ose përmes përfaqësuesve të tyre (juristëve) dhe në fund të nënshkruajnë një marrëvëshje me të cilën ndahen të kënaqura të dyja palët. Drejtësinë e ndajnë gjyqtarët, por ne i ndihmojmë shumë ata, nëse jemi të përgatitur mirë dhe nëse ofrojmë dëshmitë dhe argumentet, të cilat vërtetojnë ose forcojnë pretendimet tona. Pra kështu dhe juristët ndikojnë në vendimmarrjen e gjyqtarëve.
Ishte dëshirë e prindërve apo vendosët ju vetë për të ardhmen tuaj?
Dëshira ishte imja. Prindërit nuk kanë pasur ndonjë preferencë. Më kanë thënë që ajo që më pëlqen mua ështënë rregull edhe për ata. Ndoshta kanë pasur dëshirë të kem ndonje profesion tjetër, por deri më tash nuk më kanëthënë .
A ka shumë ligje Zvicra? Çfarë do të thotë të jesh jurist në Zvicër?
Zvicra ka shumë ligje, si edhe shtetet tjera. Gati secila çështje është e rregulluar me ndonjë ligj apo me ndonjëdirektivë apo ndonjë mënyrë tjetër. Të jesh jurist në Zvicër do të thotë që duhesh të njohësh ligjet, si në të gjitha vendet tjera. Jo të mësosh përmendësh të gjitha ligjet, por të kesh aftësinë dhe përvojën që për një çështje të jesh në gjendje për të ditur se cilat ligje mund të gjejnë shprehje, që pastaj këto ligje të konsultohen saktësisht dhe thellësisht për rastin konkret.
Cila klientelë mbizotëron në avokaturën tuaj: më shumë zvicerane apo ajo e të huajve?
Në avokaturën ku unë punoj nuk mbizotëron ndonjë nacionalitet. Këtu kemi klientë të përzier. Janë shumëzviceranë por edhe shumë të huaj. Kemi shumë nga vende të ndryshme dhe që nuk banojnë në Zvicër si dhe ndërmarrje internacionale të njohura, pasi që zyra në të cilën punoj është pjesë e një rrjeti të zyrave Warwick Legal Network dhe ASEAN Legal Alliance në mbarë botën (afërsisht në 40 shtete të ndryshme).
Kur jemi te të huajt, si qëndron puna me klientët shqiptarë, a keni shumë të tillë?
Kemi mjaft edhe klientë shqiptarë. Një pjesë e madhe vijnë edhe pse e zotërojnë gjuhën gjermane. Por shumica dëshirojnë që nga fillimi të konsultohen për çështje të ndryshme, sepse më mirë të bëhet një konsultim në fillim dhe ndoshta të evitohen proceset gjyqësore se sa të vonohen ose të gabojnë njëherë e pastaj me shumë mund dhe harxhime të punohet në korrigjimin e gabimit. Por edhe gjuha e juristëve është shpesh problem, sepse është e ndërlikuar dhe është më lehtë pastaj nëse mund të shpjegohet edhe në gjuhën shqipe.
Çfarë lëndësh ose çfarë ankesash janë më tipike për klientët e huaj, gjegjësisht për ata shqiptarë?
Nuk ka lëndë specifike që do të ishin tipike për të huajt. Ndoshta mund të thuhet që te shqiptarët ose te disa tëhuaj është një temë më specifike e drejta e të huajve (lejet e qëndrimit etj.). Ka raste kur çiftet ndahen apo shkurorëzohen dhe nëse njëri person, i cili ka ardhur përmes bashkimit familjar në Zvicër dhe nuk plotëson kushtet për të qëndruar në Zvicër, atëherë ata preken nga ligji për drejten e të huajve, pasi që institucionet e shqyrtojnë mundësinë e heqjes së lejes së qëndrimit.
A mund të thuhet se shqiptarët (dhe të huajt e tjerë) kanë tashmë një kulturë juridike të një niveli të pranueshëm për kushtet e Zvicrës?
Nëse me kulturë juridike mendoni ata që nuk kanë studiuar apo nuk janë marrë me çështje që i përkasin fushës së juristëve, mund të them se kultura juridike është pak a shumë e ngjashme, sidomos te gjeneratat e reja. Ështëme rëndësi të ceket se më mirë të konsultohen juristët qysh në fillim dhe kështu ndoshta me një punë prej 2 ose 3 orëve të tentohet të evitohen mosmarrëveshjet apo problemet qysh në fillim (edhe pse nuk mund të evitohen asnjëherë të gjitha problemet) se sa pasi të ndodhin mosmarrëveshjet apo problemet, të bëhet punë me dhjetëra orë, të cilat pastaj kushtojnë shumëfishin e atyre pak orëve në fillim. Me rëndësi është që çdo marrëveshje qëbëhet me gojë, të bëhet edhe me shkrim edhe pse kjo nuk kërkohet në të gjitha rastet nga ligji. Kemi shumë raste kur edhe shokët në fillim nuk e kanë menduar se do të kenë problem ndonjëherë dhe kanë bërë biznese apo marrëveshje të ndryshme vetëm gojore dhe në fund është dashur të merren vesh në gjykatë. Në gjykatë ështëvështirë të ndahet drejtësia edhe kur ka kontrata me shkrim, e lëre më kur nuk ka fare kontratë me shkrim.
Avokatura, me zyra në disa kantone
Avokatura Küng Lawyers në Kantonin e Cyrihut ekziston që nga viti 1994. Më vonë janë hapur edhe zyra të tjera ligjore në kantone të tjera. Me mua punojnë edhe 7 juristë të tjerë dhe 5 asistentë. Secili i ka lëndët e preferuara. Zyrat e grupit tonë janë: në Walchwil (Zug), në Kriegstetten (Solothurn), në Bassersdorf (ZH), në Gossau (St. Gallen).
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane