Shkurt.ch

Ndihma e Frontex-it për dëbimin e refugjatëve

Në të ardhmen Zvicra, për riatdhesimin e refugjatëve do të ketë edhe ndihmën e agjencisë së BE-së "Frontex"

Dëbimet me dhunë të refugjatëve të papranuar nga Zvicra, në të ardhmen mund të bëhen edhe me ndihmën e agjencisë së BE-së për mbrojtjen e kufijve “Frontex”.

Në këtë fushë edhe Zvicra mund të sjellë përvojat e saj, sidomos në kualifikimin e personelit përcjellës. Kështu i ka deklaruar radios DRS zyrtari i Zyrës Federale për Migracion  Christian Bachhofner.

Sipas tij është planifikuar një program i përbashkët kualifikimi i cili do të konkretizohet në muajt e ardhshëm.

Organizata e Zvicrës për mbrojtjen e refugjatëve “Schweizerische Flüchtlingshilfe” ka përshëndetur këto plane. Ndërkaq Amesty International i kundërshton ato dhe kritikon përdorimin e dhunës me rastin e dëbimeve të refugjatëve nga Zvicra.