Futboll
Ndeshje miqësore me mesazhe tolerance, mes FC Kosova dhe FC Hakoah
Fondacioni Kundër Racizmit dhe Antisemitizmit (GRA) organizon ndeshjen miqësore në mes të FC Kosova Zürich dhe FC Hakoah ZH
Në vazhdimësi ndodhin incidente raciste apo diskriminuese në futbollin zviceran, pa marrë parasysh a ndodh kjo në futbollin profesional apo në turnetë e ekipeve të fshatrave.
Por tani, klubet futbollistike FC Kosova Zürich dhe FC Hakoah ZH kanë vendosur të japin një mesazh të rëndësishëm të tolerancës, diversitetit dhe respektit të ndërsjellë në këtë drejtim, shkruan në një njoftim të tij, Fondacioni Kundër Racizmit dhe Antisemitizmit (GRA), transmeton albinfo.ch.
Të dielën, më 14 nëntor, me fillim në orën 12:30 dy klubet do të takohen për një lojë miqësore, me ekipet e tyre të përziera, nën moton “Për një të ardhme të përbashkët në Cyrihun tonë.
Në mes të ndeshjeve, menaxherja e GRA, Dina Vyler do të zhvillojë një bisedë të shkurtër midis këshilltarit qeveritar (ministrit) të Kantonit të Cyrihut, Mario Fehr, deputetes kantonale, Sonja Rueff, asambleistit të qytetit të Cyrihut, Përparim Avdili dhe përfaqësuesve të të dy klubeve të futbollit.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













