Futboll

Ndeshje e çuditshme për Ajetin, shënon gol dhe autogol

Në pjesën e dytë ishte radha e Arlind Ajetit të jetë në qendër të vëmendjes

Grashoppers është mundur në shtëpi nga Luzern me rezultat 1:3, në kuadër të javës së 23-të të Superligës zvicerane.

Kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për vendësit që ndodhen në vendin e fundit.

Gjithsesi ishin mysafirët që shënuan dy gola në pjesën e parë, shkruan albinfo.ch.

Në pjesën e dytë ishte radha e Arlind Ajetit të jetë në qendër të vëmendjes. Fillimisht mbrojtësi shqiptar shënon për 1:2. Ajeti u gjend mirë në zonë dhe nga afërsia ngushton shifrat. Ndodhi kjo në minutën e 50-të.

Por, katër minuta më pas, Ajeti ishte i pafat, duke shënuar në portën e tij, duke u munduar të largojë një top me kokë.

1:3 përfundoi kjo ndeshje, me dy gola nga mbrojtësi i Kombëtares shqiptare.