Uncategorized
Ndeshja Shqipëri – Itali ngjall interesim të madh të tifozëve shqiptarë
Interesimi për sfidën ndaj Italisë është tejet i madh, edhe përkundër se çmimi i biletave është tejet i lartë, raportojnë mediet shqiptare
Ëndrra e shumë shqiptarëve për të parë nga afër idhujt e tyre të kombëtares italiane tashmë mund të bëhen realitet. Sipas informacioneve nga Federata Shqiptare e Futbollit, katër herë kampionët e botës pritet të zbarkojë rreth orës 17:30 në aeroportin e Rinasit.
“Axurrët” nuk do të parakalojnë siç mund të ishte menduar, qoftë edhe për disa orë në Tiranë, por do të nisen menjëherë për në Shkodër me autobus. Në orën 20:00 është parashikuar edhe konferenca për shtyp e trajnerit Ventura dhe një prej futbollistëve të tij, në stadiumin “Loro Boriçi”, ndonëse për Italinë do të ketë vetëm një inspektim fushe, jo stërvitje.
Interesimi për sfidën ndaj Italisë është tejet i madh, edhe përkundër se çmimi i biletave është tejet i lartë, raportojnë mediet shqiptare. Por, megjithatë deri tash janë shitur mbi 15 mijë bileta, ndërsa kapaciteti i stadiumit “Loro Boriçi” është pak më shumë se 16 mijë vende.
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik