Kosova

Ndeshja Maqedoni-Kosovë zhvillohet në Shkup

Sfida gjysmëfinale e Ligës së Kombeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të zhvillohet në Shkup, në arenën kombëtare “Todor Proeski”.

Për televizionin shtetëror të Maqedonisë këtë e deklaroi sot kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Sejdini.

Edhe përkundër thashethemeve të shumta se ky duel mund të zhvillohet në Strumicë, megjithatë, i njëjti, sipas gjitha gjasave do të luhet në Shkup, aty ku pritet të krijohet një atmosferë e shkëlqyeshme.

Si federatë punojmë për të mirën e futbollit dhe do të bëjmë gjithçka të mundshme që ky duel të kalojë në mënyrën më të mirë të mundshme, deklaroi mes tjerash Sejdini.

“Gjysmëfinalja Maqedoni e Veriut – Kosovë do të luhet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup. Ne punojmë për t’u kënaqur të gjithë, pasi mbi të gjitha, futbolli luhet për spektatorët, për ata që do të vijnë ta ndjekin atë ndeshje”, deklaroi Sejdini, shkruan indeksonline, përcjell albinfo.ch.