Shkurt.ch
Ndërtohet Qendra Federale e Azilit për Zvicrën Jugore dhe Qendrore
Federata, me qëllimin që t`i shpejtojë procedurat e azilit planifikon ngritjen e disa qendrave federale të azilit në regjione të ndryshme të vendit

Në zonën jugore të Kantonit të Tiçinos, në mes të komunave Novazzano dhe Balerna do të ndërtohet një qendër e re federale e Azilit e cila do të ofrojë vend për 350 persona. Fjala është për Qendrën e dedikuar për Zvicrën Qendrore dhe atë Jugore. Sipas një komunikate për shtyp që ka lëshuar sot Sekretari Shtetëror për Migracion (SEM) qendra aktuale federale, e vetmja në jug të vendit, ajo në Chiasso do të ketë një ringritje graduale. Ajo do të ketë vend për 130 persona dhe do të ketë një hapësirë prej 13 mijüë metrash katrorë.
Në qendrën e re ndërkaq, që është në afërsi të drejtpërdrejtë të kufirit me Italinë, do të hapen 100 vende të reja pune.
Në një takim që ka pasur sot (e premte) ministrja e drejtësisë dhe Policisë Simonetta Sommaruga me qeverinë e kantonit është biseduar edhe në lidhje me shqetësimet që kanë paraqitur banorët e komunave përkatëse. Ata kishin shprehur dëshirën që qendra të mos ndërtohej në një afërsi kaq të madhe me vendbanimet e tyre.
Federata, me qëllimin që t`i shpejtojë procedurat e azilit planifikon ngritjen e disa qendrave federale të azilit në regjione të ndryshme të vendit. Bëhet fjalë për gjashtë regjione dhe në secilin prej tyre duhet të ketë nga dy qendra
Në këto qendra mendohet të kryhen të gjitha shkallët e procedurës së azilit “nën një kulm”.
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?