Shqipëria
Ndërtimi i kullës së re në Tiranë do të kushtojë 100 milionë euro
Kush do ta ndërtojë kullën e re 100 mln euro në Tiranë?
Tashmë kulla e “Tirana Multifunctional Center”, e projektuar nga studio daneze Cebra, do të ndërtohet nga kompania shqiptare “Nova Construction 2012”, përcjell albinfo.ch.
Danezët e listojnë këtë kompani si klienti që ka porositur projektin.
“Ky projekt promovon identitetin, historinë dhe trashëgiminë kulturore të Tiranës dhe Shqipërisë. Mezi presim që të nisë nga zbatimi. Klienti: Nova Construction 2012”, thuhet nga studio daneze.
Kulla e re e vendosur në lulishten pas Pallatit të Kulturës do të jetë 185 metra dhe 47 kate, duke u shndërruar në ndërtesën më të lartë në Shqipëri.
Nga të dhënat në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Nova Construction rezulton e themeluar në dhjetor të 2012-s me objekt ndërtimin e godinave një dhe shumëkatëshe.
Pronarët e kompanisë janë Ilir dhe Kujtim Shtufi, me 91 dhe 9 për qind të aksioneve.
Në faqen zyrtare, kjo kompani liston një sërë ndërtimesh shumëkatëshe në Tiranë, përfshirë këtu “White Tower” në Komunën e Parisit dhe “Tirana Garden Building” në Rrugën e Kavajës, e ndërtuar mbi vendin ku ndodhej ish-Muzeu i Natyrës.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermanët po varfërohen Në studim janë analizuar edhe grupet më të prekura nga ky fenomen: 21,7 e qytetarëve me...
-
Zvicra, në mesin e 5 vendeve më të sigurta për të blerë veturë
-
19 vjet burg dhe 15 vjet dëbim për kosovarin që vrau nusen e të birit
-
Hapet edhe një pikë shkollore në Kantonin e Cyrihut
-
Naim Selmonaj shpalos përjetimet e tij përmes skulpturës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra, në mesin e 5 vendeve më të sigurta për të blerë veturë Tregu i makinave të përdorura në shumicën e vendeve është rikthyer në nivelet para pandemisë, por...
-
Zvicër: Çfarë do të ndryshojë në vitin 2025 për trafikun rrugor
-
Léman Express tani 24/7
-
Zvicër: Rihapet teleferiku më i pjerrët në botë
-
19 vjet burg dhe 15 vjet dëbim për kosovarin që vrau nusen e të birit