Lajme

Ndërron jetë veprimtarja shqiptare që jetonte në Gjermani

Ka ndërruar jetë veprimtarja shqiptare që jetonte në Gjermani, Rufadije Shatri-Çoçaj.

Rufadija njihej si veprimtare e shquar, duke qenë krah i shumë patriotëve të çështje kombëtare, si Metush Krasniqi, Xhafer Shatri, Abdullah Prapashtica e Faton Topalli.

E ndjera në të mirë të atdheut kishte kontakte të vazhdueshme edhe me Fehmi Aganin.

Të gjithë shqiptarët që ia mësyenin Gjermanisë, Shatri-Çoçaj u ndihmonte në mënyra të ndryshme.

Aktiviteti e saj kombëtar nuk e ndaloi deri në përfundim të luftës çlirimtare në vitin 1999.

Viteve të fundit e ndjera kishte komplikime të mëdha shëndetësore, pasi kishte përjetuar një sulm në tru, i cili ia pamundësoi lëvizjet dhe të folurit.

Një telegram ngushëllimi për të e ka lëshuar edhe ish-bashkëpunëtori i saj, Abdullah Prapashtica.

Postimi i tij i plotë:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Në këto orë të vona morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Zonjës Rufadije Shatri – Çoçaj!

Zonjën Rufadije e kujtojmi si një aktiviste e patriote të dalluar të LPK – BPK e si njërën nga pjesëmarrëset e përpjekjeve për themelimin e Bashkimit të Grave të Kosovës në Gjermani dhe si pjesëtare të Redaksisë së Revistës ilegale “KOSOVARJA E RE” e cila doli në 4 numra, para se të ndalej i terë sistemi informativ legal në Kosovë! Zonja Rufadije ishe një grua burrëreshë dhe patriote!

Ajo do të kujtohet për urtësinë e për trimërinë e saj, por edhe si nënë, shoqe e punëtore e shkëlqyer! Andaj lajmi për humbjen e saj na pikëlloi familjarisht të gjithë neve që e kemi njohur dhe që kemi bashkëveprua me te!
Në emrin tonin dhe të Familjes Prapashtica shprehim ngushëllime Familjeve Çoçaj dhe Shatri!
I përjetshëm qoftë kujtimi për Zonjën Rufadije!

Pushoftë në paqe shpirti i saj!

Në emër të Familjes Prapashtica
në Prishtinë dhe në Gjermani
Abdullah dhe Nazmije
Prapashtica