Uncategorized

Ndërron jetë shkrimtari Ramiz Kelmendi

Ramiz Kelmendi, përveç si shkrimtar, njihej edhe si publicist e gazetar. Ai ka shkruar disa romane, tekste shkollore, drama, e fejtone

Në moshën 86 vjeçare, ka ndërruar jetë shkrimtari i njohur shqiptar, Ramiz Kelmendi, shkruan albinfo.ch.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë publik nipi i tij, Adriatik Kelmendi. “Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, të dashur familjarë, miq e dashamirë, ju njoftoj se sonte u nda nga jeta axha im, që e kisha shumë më shumë se axhë, Ramiz Kelmendi, në moshën 86-vjeçare”, ka thënë Kelmendi në postimin e tij në “Facebook”.

Ndërkaq, për detaje të ceremonive mortore, Adriatiku ka thënë se do të njoftojë më vonë.

Ramiz Kelmendi, përveç si shkrimtar, njihej edhe si publicist e gazetar. Ai ka shkruar disa romane, tekste shkollore, drama, e fejtone.

Ndër veprat e tij më të njohura janë: “Shtatë persona ndjekin autorin”, “Vija e vrragë” dhe “Abrakadabra”.