Bota
Ndërron jetë shkencëtari anglez, Stephen Hawking
Ai njihet për punën e tij me vrimat e zeza dhe relativitetin, si dhe ka shkruar disa libra të famshëm shkencor
Në moshën 76-vjeçare ka ndërruar jetë shkencëtari anglez, Stephen Hawking. Ai njihet për punën e tij me vrimat e zeza dhe relativitetin, si dhe ka shkruar disa libra të famshëm shkencor, përcjell albinfo.ch.
Jeta e tij ka qenë përplot sfida, prej kur u diagonstifikua me sëmundjen që e bëri të palëvizshëm, gjë që nuk e ndali të studionte dhe të nxirrte teoritë për të ua lehtësuar njerëzve të kuptonin kosmologjinë.
Stephen Hawking ka lindur më 8 janar 1942 në Oksford të Anglisë. Prindërit e tij po banonin në veri të Londrës gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi që po llogaritej si vend i sigurt për fëmijët. Kur mbushi tetë vjet, Stephen, familja e tij emigroi në St. Albans, një vend rreth 25 kilometra larg Londrës. Në moshën 11 vjeçare, Stephen nisi shkollën dhe më pas u bë pjesë e University College në Oksford më 1952, ish-kolegjin e babait të tij.
Ai donte që të studionte matematikë, por që babai i tij donte që ai të studionte për mjekësi. Të studiohej matematika ishte e pamundur në University College, kështu që në vend të saj ai u drejtua në fizikë. Pas tre vjetësh me pak punë, ai ishte dekoruar me shkallën e parë të nderit në shkenca natyrore.
Gjatë jetës ishte dekoruar më shumë tituj, si Urdhri më i Lartë nga Mbretëresha, Shoqërues Nderi, me Medaljen Presidenciale për Liri dhe po ashtu me tituj, medalje si dhe çmimin për Fizikë Fondamentale dhe të tjera.
Më 1963 Hawking ishte diagonostifikuar me sëmundjen e ALS, një formë e rregullimit motorik të neuroneve, qysh në moshën 21 vjeçare. I ulur në karrige invalidore dhe me një aparat që i mundësonte të fliste ai vazhdoi jetën me familjen e tij – tre fëmijët dhe më pas nipërit e mbesat.
Pavarësisht sëmundjes ai nuk u ndal së studiuari në teoritë fizike.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih