Lajme

Ndërron jetë gazetari Llukman Halili

Ka ndërruar jetë gazetari shumëvjeçar i politikës, Llukman Halili.

Halili ishte me prejardhje nga Tërnoci i Bujanovcit. Ai ishte doktor i Shkencave Humane, përcjell albinfo.ch.

Dr.sc. Llukamn Halili, i cili jetoi në Zvicër, ka botuar edhe një numër të madh të shkrimeve, si dhe është autor i disa librave dhe punimeve shkencore.

Publicisti Llukamn Halili përpos që punoi në disa redaksi si gazetar, ishte edhe bashkautor (me Blerim Shalën) i librit “Unë, Ramiz Alia dëshmoj për historinë” botuar nga Zëri në vitin 1993.

Llukman Halili ishte i pari korrespondent i RTK-së (ish-RTP) jashtë vendit nga Palestina.

Ai po ashtu, për disa vjet me radhë ishte pjesë e AMC në Zvicër, ndër themeluesit e kësaj qendre dhe gazetës ditore AMC Press.

Halili gjatë punës së tij si gazetar ka realizuar një numër të madhe intervistash me fytyra publike, ndërsa ishte ndër të parët që kishte realizuar intervistë me Nënë Terezën.