Lajme

Ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar në Itali

Prindërit e tij pranojnë të dhurojnë organet e tij

L. Ç, 16-vjeçari shqiptar që u përfshi së bashku me katër persona të tjerë në aksidentin e rëndë që ndodhi pasditen e së dielës midis Brescia dhe Mantuas në Itali, nuk ia doli. I riu, i cili brenda një muaji do të kishte mbushur 17 vjeç, vdiq në spital për shkak të plagëve të rënda të marra.

L.Ç. ishte një lojtar i ri premtues nga Desenzano Calcio, po udhëtonte me makinë me të dashurën dhe nënën e saj. Për arsye ende të paqarta, automjeti i tyre u përplas me një automjet tjetër që vinte nga ana e kundërt. Nëna e të dashurës së L.Ç. ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

I riu është shpallur i vdekur klinikisht dhe tashmë pritet që të kryhen procedurat për heqjen e organeve.

16-vjeçari kishte një pasion të madh për futbollin dhe luante me ekipin e të rinjve të Desenzanos.