Integrimi
Ndërrimi i ministrit i kushton familjes rome me dëbim në Kosovë
Policia ka shkuar në banesën e familjes rome nga Kosova në orën 3.30 të mëngjesit dhe u ka dhënë vetëm një orë e gjysmë për t`i mbledhur plaçkat
Ndërrimi i qeverisë në landin gjerman Niederachsen (Saksonia e ulët) ka sjellë edhe ndryshimin e qëndrimit për dëbimin e azilkërkuesve nga ky land. Kështu, të shtunën është bërë dëbimi i kontestuar i radhës, në Kosovë i një familjeje rome.
Pasi që është dëbuar familja (nëna me dy djem të mitur), ministri i ri i brendshëm Boris Pistorius që vjen nga partia SPD, ka deklaruar të martën se nuk e ka ditur që në rastin konkret bëhet fjalë për një familje.
“Dëbimi ka qenë tashmë i planifikuar, para se Pistorius të merrte postin e ministrit, dhe atij i është dhënë vetëm një informacion i përgjithshëm në lidhje me rastin” ka thënë një zëdhënëse e qeverisë.
Kështu, ministri do ta rishqyrtojë edhe një herë më hollësisht rastin dhe pastaj do të vendosë nëse do ta ndryshojë vendimin për dëbim ose jo.
Nga ana tjetër, partia rivale CDU akuzon Pistorius-in se kështu ai po i shkel premtimet e drena elektorale.
Rastit të dëbimit të familjes rome kosovare i është dhënë publicitet i madh në mediet gjermane. Policia ka shkuar në banesën e familjes në orën 3.30 të mëngjesit dhe u ka dhënë vetëm një orë e gjysmë për t`i mbledhur plaçkat. Organizatat për mbrojtjen e refugjatëve kanë reaguar duke e quajtur këtë aksion brutal dhe johuman.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










