Integrimi
Ndërpritet ndjekja e shqiptarit për “sulmet në dhomat e gjumit”
Kosovari i dyshuar ka qenë udhëheqës i bandës e cila në fillim të viteve 90 në Zvicrën e mesme kishte bërë disa plaçkitje të dhunshme natën, nëpër dhomat e gjumit
Gjykata Federale e Zvicrës ka marrë vendimin që të mos i rinisë hetimet lidhur me grupin e njohur si “grabitësit e dhomave të gjumit”, të përbërë nga shqiptarë të Kosovës, nga viti 1992. Ajo ka marrë këtë vendim duke hedhur poshtë ankesën e bërë nga një familjar i një plake që kishte vdekur nga pasojat e dhunës së ushtruar nga ky grup. Me këtë vendim Gjykata Federale konfirmon vendimet e mëhershme të prokurorisë se përgjithshme të Solothurnit dhe të Gjykatës së lartë të Solothurnit për të ndërprerë rastin.
Një nip i një viktime, gruas atëbotë 81 vjeçare kishte ushtruar ankesë në Gjykatën Federale kundër vendimeve të përmendura. Ndërkaq kjo gjykatë ka ardhur në përfundimin se nipi nuk ka të drejtë të ushtrojë ankesë për gjyshen. Një të drejtë të tillë e kanë vetëm pjesëtarët e drejtpërdrejtë të familjes së viktimës, ndërsa nipi, sipas ligjit, nuk konsiderohet i tillë.
Prokuroria e Përgjithshme e Solothurnit kishte ndërprerë në pranverë të vitit 2012 hetimet kundër kosovarit sot 42 vjeçar, të dyshuar për vrasjen e gruas 81 vjeçare në sulmin e kryer në vitin 1992 në Gerlafingen. Mirëpo dyshimet nuk kishin arritur të konkretizoheshin, ishte qëndrimi i prokurorisë, shkruan srf.ch.
Kosovari i dyshuar ka qenë udhëheqës i bandës e cila në fillim të viteve 90 në Zvicrën e mesme kishte bërë disa plaçkitje natën, nëpër banesa dhe shtëpi të këtij regjioni. Banda kishte keqtrajtuar dhe plaçkitur viktimat në disa raste. I dyshuari, në vitin 1995 ishte dënuar në mungesë nga Gjykata Kriminale e Solothurnit me 15 vjet burg. Por ky vendim nuk qe bërë kurrë i plotfuqishëm pasi që nuk qe publikuar në gazetën zyrtare të kantonit.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











