Lajme

Ndërprerje e energjisë elektrike në Bazel, 3500 familje të prekura

Një defekt kabllor shkaktoi një ndërprerje të energjisë elektrike që zgjati disa orë në disa pjesë të Bazelit mëngjesin e së dielës. 3500 konsumatorë të furnizuesit kantonal të energjisë elektrike IWB kanë mbetur pa energji deri në pesë orë, transmeton albinfo.ch.

Ndërprerja e energjisë elektrike ndodhi në orën 4:15 të mëngjesit në Grossbasel, raportoi IWB.

Tutje, raportohet se për shkak se gjatë riparimit ndodhën luhatje problematike të energjisë, furnizimi me energji u rivendos në faza, shkruan Blick.