Lifestyle

Nderohet Jennifer Lopez

Këngëtarja dhe ikona e modës, Jennifer Lopez, do të nderohet nga organizatorët e ceremonisë së sivjetme “CFDA Fashion Icon Award”.

Ata vendosen t’ia ndajnë asaj çmimin “Ikonë e modës”, duke e nderuar kështu kontributin e saj në fushën e modës.

“Stili i Jennifer Lopezit është i guximshëm, i pacensurë dhe gjithmonë i paharrueshëm”, ka thënë Steven Kolb, presidenti i organizatës CFDA. Sipas tij, Jenniferi i shfrytëzon rrobat si mënyrë për ta shprehur vetëbesimin dhe fuqinë femërore.