Shëndetësi

Nderohet Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC

Mbështetja e Zvicrës për Shqipërinë në shumë fusha, e në veçanti atë të shëndetësisë, ka bërë që shteti të këtë prioritet këtë sektor.

Por mbështetja e vazhdueshme nuk ka shkuar pa u vërejtur sidomos nga profesionistët e kësaj fushe, transmeton albinfo.ch.
Në 25-vjetorin e themelimit të Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë, kjo shoqatë ka nderuar me një certifikatë Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Në emër  të qeverisë së Zvicrës certifikata u mor nga Këshilltarja Rajonale për Shëndetësinë në Ambasadën e Zvicrës në Tiranë, Debora Kern.
Kern, në emër të shtetit ka falënderuar për mirënjohjen dhe ka premtuar vazhdimin e mbështetjes.
Zvicra mbështet reformimin e institucioneve shëndetësore të Shqipërisë në përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor parësor.