Integrimi

Nderohen mësuesit shqiptarë në Zvicër

Me rastin e festës së 7 Marsit, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër, organizoi ceremoninë e ndarjes së certifikatave të mirënjohjes për kontributin e vyer të dhënë nga mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë, të cilët përçojnë, kulturën, vlerat dhe traditën e shqiptarëve me aq dashuri te brezat e rinj, përcjell albinfo.ch.

Mësuesit kanë dhënë kontribut të madh ndër vite, si në trevat shqiptare e po ashtu edhe në diasporë dhe roli i tyre në edukimin e brezave është i jashtëzakonshëm.

Edhe në Zvicër ata kanë dhënë kontribut të çmuar në edukimin e brezave të ri dhe të mos e harrojnë kulturën dhe traditën shqiptare.